Belica tregon sekretin: Ja ku ndryshon Partizani me rivalët

Belica tregon sekretin: Ja ku ndryshon Partizani me rivalët

Krah teknikut Skënder Gega, në konferencën për shtyp u paraqit mbrojtësi i qendrës, Egzon Belica. Maqedonasi komentoi situatën që po kalon skuadra në prag të duelit të nesërm kundër Laçit, ndërkohë që zbuloi edhe partnerin që e bën të ndihet më i sigurtë në prapavijën e kuqe.

Belica: Çdo lojtar që bëhet pjesë e Partizanit i ka të qarta objektivat e Klubit. Vendin e parë ndoshta nuk them se e prisnim , por e dëshironim. Të shumtë kanë qenë ata që ishin skeptik për ekipin tonë , po ne si lojtarë e dëshironim këtë vend. Diferenca e pikëve mendoj se nuk është e madhe pasi kampionati është shumë i vështirë . Ne duhet të vazhdojmë të bëjmë punën tonë , ti marrim ndeshjet një e nga një.

Çfarë keni më shumë nga Kukësi dhe Teuta?

Belica: Suksesi i ekipit tonë këtë vit nuk ka qenë te individët , por te grupi. Kemi një grup shumë të mirë , po ashtu një staf shumë të mirë. Çdo gjë ka funksionuar si duhet dhe kjo po reflektohet  edhe në rezultatet tona.

Sfida me Laçin?

Belica: Si në çdo ndeshje tjetër ne do të shkojmë në Laç për tre pikët. Fusha do të përcaktoj më pas pasi në futbolli njihen të tre rezultatet dhe nuk dihet se si do të marr ndeshja. Ne do të shkojmë për tre pikët. E rëndësishme është të mos i marrim ndeshjet lehtë, pasi nëse i marrim lehtë do të kemi vështirësi më shumë.

Me kë ndiheni më mirë në repartin tuaj të mbrojtjes?

Belica: Mendoj se Rexhepi është një lojtar shumë i mirë, dhe këtë e ka treguar edhe në tre ndeshjet e para të këtij viti. Gjithsesi nuk është se vendos unë kush do të luajë në këtë repart. Pa marrë parasysh se kush luan nuk e vë në dyshim se do të bëjë më të mirën për ekipin.

Cili ka qenë sulmuesi që ju ka vënë më shumë në vështirësi gjatë gjithë periudhës që jeni te Partizani?

Belica:
Nuk e di, nuk mund të përmend ndonjë emër, por vitin e kaluar mendoj se ka qenë sulmuesi i Skënderbeut Soue. Ka qenë mjaft i fuqishëm dhe na ka vënë vërtet në vështirësi.

Diferenca me ndjekësit ju vë në presion? 

Belica: Mendoj se nuk jemi aspak në presion, për më shumë në këto momente atmosfera në skuadër është jashtëzakonisht e mirë. Siç e përmenda edhe më parë 7 pikë nuk është se janë shumë. Ne duhet të vazhdomë ti marrim një e nga një ndeshjet dhe të marrim maksimumin në çdo javë.

Laçi vjen pas dy humbjesh.

Belica: Mendoj se Laçi ka një ekip të mirë , panvarësisht se ka patur vështirësi në këto 2 – 3 javët e fundit , nuk do të thotë se do ta kemi të lehtë. Duhet të hyjmë në fushë të përqëndruar maksimalisht dhe të mundohemi të marrim maksimumin.

EMISIONET