Dhjetëra minj të mumifikuar janë në mesin e kafshëve të gjetura në një varr të lashtë egjiptian.

Varri daton më shumë se 2000 vite më parë në qytetin e Akhmimit dhe besohet se i përket një zyrtari të lartë.

"Ky është një nga zbulimet më emocionues ndonjëherë në zonë,"-tha Mostafa Waziri, nga Ministria e Antikiteteve në Egjipt.

Një mumje njerëzore është gjetur brenda varrit, së bashku me më shumë se 50 minj, mace e falkonj të mumifikuar që  datojnë në epokën e Ptolemeut.

Zbulimi u bë nga ministria për tërheqjen e turistëve në qytetërimin dhe antikitetet e Egjiptit.

 


/Ora News.tv/