Befasuese/ Barazimi në fundjavë, gjigandi anglez shkarkon trajnerin

Befasuese/ Barazimi në fundjavë, gjigandi anglez shkarkon trajnerin

Mark Hughes nuk do të jetë më trajner i Southampton.

Tekniku 51 vjeçar duket se e ka mbushur kupën te shenjtorët, teksa ka regjistruar vetëm 1 fitore dhe 6 barazime në 14 javët e para të Premier League. Ndeshja e Hughes në stolin e Southampton ishte barazimi 2-2 ndaj Manchester United, ndërsa janë në vendin e 18-të me 9 pikë.

Shkarkimi i Hughes u konfirmua dhe nga faqja  zyrtare në internet e klubit, ku zbuloi se në ndeshjen e ardhshme, ndaj Tottenhamit në mesjavë, në krye të Shenjtorëve do të jetë Kelvin Davis. 42 vjeçari do të jetë teknik i përkohshëm te Southampton, teksa sipas burimeve zëvendësuesi i Hughes do të jetë ish-tekniku i RB Leipzig, Ralph Hasenhuttl.

Së bashku me Hughes, ndihmësi i ekipit të parë të skuadrës Mark Bowen dhe trajneri Eddie Niedzwiecki gjithashtu janë larguar nga klubi.

EMISIONET