"Befason" trajneri i Lushnjës: Skuadra luajti shumë mirë, fituam një lojtar për sezonin e ardhshëm

"Befason" trajneri i Lushnjës: Skuadra luajti shumë

Pavarësisht se binomi "humbje- Lushnjë"  vazhdon, trajneri i skuadrës lagunore Ilir Gjyla u shpreh i kënaqur për atë që skuadra dha në fushën e lojës.

Mungesat janë shumë dhe nuk duhet ti përmendim. Kishim ardhur në Gjirokastër për të luajtur futboll. Futbollistët kanë bërë stërvitje në terrene të vështira. Luftëtari është një nga skuadrat më të mira të kampionatin. Në pjesën e parë luajtëm për të fituar, gjëran nuk shkuan mirë. Në pjesën e dytë bëmë disa ndryshime që ngritën lojën. Gjirokastra e meritoi fitoren. Goli i dytë erdhi si rezultat i gabimeve foshnjarake. Unë jam pishman në momentin që luajmë keq. Sot kemi luajtur mirë. Sot u binda që Korreshi që vjen nga kampionati i të rinje, vlen për në ekipin e parë”.

"Të gjithë lojtarët nuk mund të jenë pjesë e projektit. Lushnja ka 15 lojtarë në Superiore. 50 % e lojtarëve aktual do të jenë pjesë e skuadrës. Korreshin e kemi fituar, unë do të mundohem të shikoj lojtar të tjerë nga të rinjtë.

"Unë kam biseduar gjatë me ekipit. Është dhenë OK për projektin e vitit të ardhshëm. Kjo më shtyu që ta marr ekipin që tani. Ne kemi një fushë që është bërë gati dhe mungon vetë  tapeti. Mendoj që në qoftë se ajo do na bëhet do na hyjë në punë. Pjesa e fushëss është problemi kryesor"- tha Gjyla për mikrofonin e "SuperSport".

EMISIONET