"Befason" Joao Mario: Karriera ime tek Interi ka përfunduar

"Befason" Joao Mario: Karriera ime tek Interi ka përfunduar

Eksperienca e Joao Mario në Seria A duket se ka mbaruar përfundimisht. Lajmi është konfirmuar nga vetë ylli i kombëtares portugeze që në një intervistë për "Gazzetta dello Sport" ka shfryrë gjithë mbllefin për skuadrën që zotëron kartonin e tij, Interin.

“Nuk dua ta provoj përsëri. Nuk kam motivimin e duhur, është një eksperiencë që ka marrë fund. Jam i inatosur, por nuk dua të rikthehem. Po tregohem i sinqertë. Kur mbërrita kisha motivimin e duhur, por tani nuk e kam më. Kisha shumë konfuzion kur mbërrita. Për blerje të reja si unë dhe Gabigol ishte e vështirë të ambientoheshim.

“Kush e ka fajin? Të gjithë dhe askush. Mbase futbolli italian nuk është për mua. Do të ishte e kotë të shkoja në Appiano Gentile pas Kupës së Botës, edhe pse kam një kontratë deri në 2021.Shpresoj të gjejmë një zgjidhje sa më shpejtë të jetë e mundur, mbase edhe përpara botërorit.”-pohoi Mario.

Mesfushori portugez iu bashkua zikaltërve për 45 milionë euro në verën e 2016 nga Sportingu i Lisbonë, por në fazën e dytë të sezonit të fundit u huazua te West Ham në Premier League.

EMISIONET