Bebe Rexha pas vizitës në Shqipëri: U impresionova nga mirësia e njerëzve, e dua vendin tim

Bebe Rexha pas vizitës në Shqipëri: U impresionova nga

Bebe Rexha u largua dje nga Shqipëria pas një vizite dy ditore ku u takua me të prekurit nga tërmeti dhe premtoi ndërtimin e dy shtëpive.

Këngëtarja është larguar me përshtypje të mira nga vendi i saj.

Bebe shprehet se u impresionua nga mirësjellja dhe mirësia e njerëzve që takoi.

Ndërsa u bëri sërish thirrje njerëzve të ndihmojnë Shqipërinë të kapërcejnë këtë tragjedi, duke u shprehur se e do vendin e saj.

“Dje unë u ktheva nga një udhëtim 2-ditor në Shqipëri për të parë si fillim dëmet nga tërmeti dhe duke u takuar me ata që janë prekur prej tij. Jam shumë e impresionuar nga zemra dhe mirësjellja dhe mirësia e njerëzve atje, si dhe nga çdokush tjetër rreth botës që ka kontribuar. Nuk mundemi t’ju falënderojmë mjaftueshëm. Kemi përzgjedhur dy shtëpi të dëmtuara nga tërmeti për t’i rindërtuar, si fillim. Ju lutem vazhdoni të shpërndani informacionin për këtë tragjedi dhe për ndihmën që ka nevojë Shqipëria. E dua vendin tim. Të dua Shqipëri!”- shkroi Bebe në Instagram.

EMISIONET