Këngëtarja me orgjinë shqiptare Bebe Rexha ka arritur sukses të jashtëzakonshëm në tregun muzikor ndërkombëtar.

Ylli i muzikës pop ka thyer një rekord të ri të tabelën e Billboard Hot me këngën e saj 'Meant To Be' në bashkëpunim me dyshen Florida Georgia Line.

Kënga e saj ka mbetur në vendin e parë për 35 javë rresht në kategorinë e këngëve country.

Meant To Be kaloi rekordin e mbajtur nga Sam Hunt me këngën 'Body Like A Back Road' i cili qëndroi për 34 javë rresht në vendin e parë në vitin 2017.

E shkruar nga Bebe Rexha, Tyler Hubbard i FGL, Josh Miller dhe David Garcia, Meant To Be ka arritur në vendin e dytë në tabelën Billboard’s Hot 100. Kënga ka qenë në vendin e parë në kategorinë e këgënve contry që kur debutoi për herë të parë në dhjetor.

/Ora News.tv/