Bebe Rexha me mision për pajtimin e Dua Lipës dhe Rita Orës

Katër shqiparet më të famshme në botë mund të vijnë shumë shpejt në një bashkëpunim. Ftesën e bëri publikisht Bebe Rexha me anë të një postimi në Twitter.

Ajo shkruajti emrat e këngëtareve Rita Ora, Dua Lipa dhe Ava Max duke shkruajtur: “Dua një bashkëpunim”.

Vetëm artistja Ava Max iu përgjigj me komentin: “New Lady Marmalade”, dhe shtoi disa zemra me ngjyrë të kuqe dhe të zezë. Ava Max është një tjetër shqiptare e lindur në Amerikë që po i ngjit majat në skenën muzikore ndërkombëtare.

Mbetet për tu parë nëse lufta mes Rita Orës dhe Dua Lipës do të marrë fund për të sjellë një projekt muzikor që do dëgjohet nga e gjithë bota.  Shpesh herë Bebe është vënë në vështirësi pasi i thonë që ka harruar Ritën për Duan dhe anasjelltas.

EMISIONET