Bebe Rexha harron Rita Orën? Miqësia me Dua Lipën "mollë sherri"

Bebe Rexha dhe Dua Lipa po kalojnë kohët e fundit së bashku. Dy këngëtaret shqiptare publikuan fotografi të përbashkëta pas ndarjes së çmimeve “NRJ Music Aëards 2018”.

Gjithashtu vetëm pak ditë më parë hodhën video ndërsa këcenin valle shqiptare në një hotel në Spanjë, pas eventit të MTV EMAs .

Por duket se marrëdhënia e mirë e krijuar mes tyre, ka sjellë reagimin e fansave në lidhje me Rita Orën. 

Një nga fansat ka komentuar në foton e Bebe Rexhës, ku ka pozuar me Duan, dhe shprehet se ajo po e harron miken e saj të vjetër.

Por menjëherë ka reaguar, këngëtarja e cila është shprehur: "Mos filloni. Rita është gjithashtu shoqja ime."





Snacks.

A post shared by  Bebe Rexha (@beberexha) on



EMISIONET