Bayern tenton goditjen e madhe, 100 milionë euro për Paolo Dybala

Bayern tenton goditjen e madhe, 100 milionë euro për Paolo Dybala

Ka kohë që flitet për një largim të mundshëm të Robert Lewandowskit tek Reali i Madridit, por asgjë nuk është konkrete.

Sidoqoftë skuadra e Bayern Munchen ka filluar të lëvizë për të gjetur zëvendësuesin e tij. Sipas të përditshmes gjermane "Bild", bavarezët kanë gati 100 milionë euro për "xhevahirin" e Juventusit, Paolo Dybala.

Qëllimi është që Bayern të bëjë para me Robert Lewandowskin, në rast se sulmuesi polak do të largohet nga “Allianz Arena”.

Këto para pritet t’i riinvestojë për një lojtar të nivelit të parë, që u lejon bavarezëve të jenë ndër më të mirët në Europë. Pozita e “9” do të jetë në duart e Sandro Wagner, nga i cili kampionët gjermanë presin të bëjë një hap përpara në edicionin e ardhshëm, me argjentinasin si sulmues të dytë.

EMISIONET