Bayern "shtyp" Paderborn dhe siguron gjysmëfinalen e kupës

Bayern "shtyp" Paderborn dhe siguron gjysmëfinalen e kupës

Bayerni i Munihut është skuadra e parë që siguron gjysmëfinalen e Kupës së Gjermanisë.

Në "Benteler Arena" bavarezët "shkatërruan" 6 me 0 skuadrën e bundësligës së 3-të Paderborn-in.

Fatet e takimit u përcaktuan që në 45 minutëshin e parë, pasi miqtë detyruan portierin e vendasve të nxirrte 3 herë topin nga rrjeta. Fillimisht ishte Coman që zhbllokoi rezultatin (19'). Francezi shfrytëzoi daljen huq të Arjen Robben për të mposhtur Ratajczak.

Gjashtë minuta më vonë polaku Lewandowski dyfishoi avantazhin, ndërsa rrjeta e Kimmich në minutën e 42-të dërgoj në epërsi të trefishtë Bayernin drejt dhomave të zhveshjeve.

Edhe fraksioni i dytë ishte në sundimin e të besuarve të Jupp Heynckes.

Në minutën e 55-të ishte radha e Toliso për të shënuar, me mesfushorin që goditi saktë me kokë një krosim nga këndi. Në fundin e takimit, kishte kohë dhe për rrjetat e Arjen Robben, me hollandezin që shënoi në minutat 86-të e 89-të, për të vendosur shifrat 6 me 0.

EMISIONET