Basketboll/ Nuk arriti pritshmëritë, trajneri i Vllaznisë jep dorëheqjen, ja pasuesi

Rezultatet negative kanë bërë që trajneri i basketbollit Vllaznia, Nikolai Gospodinov të jap dorheqjen. Në vend të tij do të filloi punën Vladimir Ivankovic.

Klubi i Basketbollit Vllaznia njofton se traineri i ekipit të basketbollit të meshkujve z.Nikolai Gospodinov ka paraqitur dorëheqjen nga drejtimi i pankinës së kuqebluve. Ky vendim është pranuar nga drejtuesit e klubit me qëllimin e mirë për arritjen e rezultateve të dëshiruara dhe objektivave të klubit të Basketbollit të Vllaznisë. Ndërkohë drejtimi i skuadrës i është besuar kroatit Vladimir Ivankovic i cili do të fillojë punë direkt me ekipin duke filluar nga dita e nesërme.


EMISIONET