Basket meshkuj/ Vllaznia shmang turpin, mbijeton në Superligë

Basket meshkuj/ Vllaznia shmang turpin, mbijeton në Superligë

Vllaznia në basketboll për meshkuj ka bërë mrekullinë, teksa pas fitores ndaj Partizanit siguruan qëndrimin në elitë. Kuqeblutë e koshit triumfuan në kryeqytet, duke e mbyllur në vendin e parafundit këtë sezon.

Shkodranët dominuan gjatë gjithë takimin ndaj të kuqve, ku perioda e parë mbyllet me shifrat 16-28. Edhe në të dytën vijoi loja e mirë dhe e mbyll pjesën e parë në avantazh 43-45.  Periuda e parë në fraksionin e dytë u mbyll me shifrat e ngushta, 66-68 dhe i gjithë takimi 86-89.

Tashmë mbetet për tu përcaktuar nëse kuqeblutë do luajnë 2 ndeshje play-out, por edhe nëse ndodh kështu nuk do të jetë e vështirë për të arritur 2 fitore ndaj Invaders, ekipit të renditur në vendin e dytë në Kategorinë e Parë.


EMISIONET