I ftuar në “360gradë” nga Artur Zheji në RTV Ora, profesori Lisen Bashkurti tha se serbët kanë hedhur në treg hartën e ndërrimit të territoreve.

Ndërsa avokati Spartak Ngjela u shpreh se është konspiracion, pasi i munduri nuk mund t’i imponohet fituesit.

Bashkurti: Flitet për 15% mundësi shkëmbimesh territoriale, por kjo nuk është e rëndësishme, se në atë territor preket 25 % e PBB-së së Kosovës. Serbët e kanë hedhur hartën në treg. Po e diskutojnë të gjitha mediat në botë dhe studiuesit më të mirë çështjes Ballkanike.

Ngjela: Deri tani nuk kem dëgjuar asgjë. A është hedhur në treg kjo? Ai është konspiracion. Ne nuk mund të dalim jashtë precedentëve. Kur i nxjerr gjërat hapur, do të bësh sabotim, se gjërat bëhen fshehur. Serbinë nuk e përkrah askush. 

Kur keni parë që fitimtari të përkrahë të mundurin? Vetëm dëshirat e bëjnë këtë ose ata që kanë frikë. Kurrë i munduri nuk i imponohet fituesit. 


/Ora News.tv/