I ftuar në “360gradë” nga RTV Ora, profesori Lisen Bashkurti tha se ka pasur 3 projekte për negociata me Kosovës dhe Serbisë. 

Bashkurti: Ka pasur 3 projekte për negociata. Projekti i parë ishte gjysmë konspirativ, i kontestuar dhe kishte shkëmbim territoresh. U tha që është nisur nga Beogradi. Pastaj u pa që ky pres u prit me kundërshtim nga Kosova dhe u kundërshtua fuqishëm nga fuqitë evropiane. Rama ka ndenjur me dorën nën tavolinë, por ka fjalë që është i përfshirë në këtë ide. 

Skenari tjetër, ishte që të dakordohemi kur palët nuk bien dakord. që do të thotë se biem dakord me palët që nuk bien dakord që është një skenar ogurzi.

Skenari i tretë, pasi ra projekti i parë për territorit, ra dhe ai që palët nuk janë dakord, vijmë te projekti që ka të bëjë me zonat ekonomike. Ky është bllof shumë i madh. Edhe po ta kem përballë Grenell, do t’i thoja se në shumë vende projekte të tilla kanë dështuar. 


/Ora News.tv/