Bashkia Kamëz përmes një njoftimi për median kërkoi të sqaronte se aksidenti nuk ka ndodhur në Kamëz por në Tiranë.

"Bashkia Kamëz së pari u shpreh ngushëllime familjeve që humbën njerëzit e tyre të dashur në aksidentin e djeshëm në Tiranë. Në lidhje me këtë ngjarje, Bashkia Kamëz sqaron opinionin publik se aksidenti nuk ka ndodhur në territorin e saj, siç ka raportuar dje Policia e Shtetit, dhe informuar media, duke e bërë këtë nga dashakeqësia apo ndoshta nga mungesa e informacionit."
Bashkia thotë se aksidenti ndodhi vetëm në një segment rrugor që është të paktën 2 km në brendësi të Tiranës

"Një segment rrugor i cili jo vetëm që është kthyer në një burim aksidentesh, por edhe është shkas për bllokimin e trafikut.

Territori i Bashkisë Kamëz kufizohet me Bashkinë e Tiranës tek rrethrrotullimi i Universitetit Bujqësor të Tiranës.

/Ora News.tv/