Bashkia e Tiranës në "gjumë", asnjë nismë për dezinfektimin e rrugëve në kryeqytet

Bashkia e Tiranës në "gjumë", asnjë nismë

Në të gjitha bashkitë e vendit ka nisur dezinfektimi i rrugëve.  Vetëm në Tiranë nuk ka asnjë nismë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Duket se tashmë stafi i kryebashkiakut ka nisur gjumin.

Pak ditë më parë në Tiranë një mjet u shfaq duke dezinfektuar rrugët. Veprimi në fakt ngjalli shpresën se në këto ditë të vështira kryebashkiaku Erion Veliaj ju rikthye detyrës. Por prej këtij momenti gjithçka u la në mëshirë të fatit.

Edhe pse në kryeqytet janë infektuar 42 persona, e vetmja masë e bashkisë së Tiranës për mospërhapjen në masë të Covid 19 është mesazhi që shpërndahet për larjen e duarve.

Qytetarët thonë se prej ditësh nuk kanë parë dezinfektim të ambienteve publike.

E vetmja makinë që kemi parë, shprehen ata, është makina që përcjell mesazhin e higjienës personale.

Por Tirana është e vetmja bashki që nuk ka reagim. Në Shkodër edhe pse nuk ka asnjë të infektuar, zjarrëfikësit kanë vijuar me dezinfektimin e rrugëve.

Në Korçë në të gjitha bashkitë është shfrytëzuar çdo mjet për të bërë të mundur dezinfektimin. Madje duke vënë në dispozicion edhe zetorët.

Në Elbasan po ashtu dezinfektimi është i përditshëm.

Edhe në Vlorë, Pukë apo bashki të tjera kanë nisur masa të ashpra.

Por në kryeqytet duket se stafi ka nisur gjumin, duke parë gjithçka nga larg.

EMISIONET