Basha vijon takimet me qytetarët, i fton në protestën kundër Ramës

Basha vijon takimet me qytetarët, i fton në protestën kundër

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ftoi qytetarët shqiptarë t’i bashkohen protestave të opozitës për të nxjerrë vendin nga udhëkryqi dhe kriza e rëndë ku e ka futur Edi Rama me bashkëqeverisjen e tij me krimin.

Në takimin me qytetarët e Kamzës, kreu i opozitës tha se nën drejtimin e Edi Ramës, Saimir Tahirit, Haki Çakos dhe pasardhësve të tyre, Policia e Shtetit u shndërrua në një repart ndihme për drogën, e cila i shpërbeu Edi Ramës për të blerë pushtetin.

Basha: Kjo është një qeveri thellësisht antipopullore. Edhe largimi i sotëm i Haki Çakos nuk është gjë tjetër veçse plotësimi i një pakti mafioz midis tij dhe Edi Ramës. Edi Rama ka garantuar Haki Çakos se pavarësisht qenies në krye të Policisë së Shtetit kur vendi u mbulua me drogë, pavarësisht së qënit leva e Saimir Tahirit, kur policia u kthye në një organizatë kriminale, pavarësisht veprimeve të paligjshme me përgjuesit që përgjonin opozitën, diplomatët e huaj dhe çdo kundërshtar të vërtetë apo të perceptuar të qeverisë, mund të ikë i lirë në punën e tij. Nga ana tjetër Haki Çako do ta mbyllë gojën për aferat e tmerrshme kriminale dhe korruptive që implikojnë drejtpërdrejt Edi Ramën dhe njerëzit e tij më të ngushtë në qeveri dhe në Partinë Socialiste. Por, dua t’jua them sot ju dhe çdo shqiptari. Ky pakt mafioz nuk do ta ketë jetën e gjatë.

Kreu i opozitës u shpreh se për shkak të një qeverie të bërë njësh me krimin, sot Shqipëria është vendi me numrin më të madh të azilkërkuesve në Europë.

Basha: Qamil Zelën që për 32 mijë lekë të vjetra, megjithëse ishte i sëmurë, u mor dhe u plas në birucë, derisa dëshpërimi e shtyu drejt vetëvarjes. Por sot një nga të dënuarit, të burgosurit për kokainën e Xibrakës është liruar me pretendimin se qelia nuk i bënte mirë për shëndetin. Ky është shteti i Edi Ramës, plas në burg të pafajshmit dhe zbraz qelitë nga trafikantët e drogës dhe të krimit.

Lulzim Basha tha se demokratët dhe opozita është e vendosur të mos e lërë Shqipërinë peng të një qeverie të ardhur në pushtet nga pakti me krimin.



EMISIONET