Basha zotohet në "Tempora": Do ndëshkohen të gjithë të pushtetshmit që kanë abuzuar

Basha zotohet në "Tempora": Do ndëshkohen të

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha në studion e emisionit "Tempora" është zotuar se kur të vijë në pushtet do të ndëshkojë të gjithë të pushtetshmit që kanë abuzuar.

Sipas tij, dhënia fund e kulturës së pandëshkueshmërisë do të jetë në programin e tij qeverisës.

Lulzim Basha: Unë jam i vendosur që bashkë me opozitën dhe bashkë me qytetarët shqiptarë të vazhdojmë në këtë rrugë që është rruga e përmbysjes së tiranës, por kjo nuk do të mjaftojë, e ndëshkimit. Asnjë i përfshirë në këto krime nuk do ti shpëtojë ndëshkimit sipas ligjit.

E kam një obligim prej korrik të 2018. E kam përsëritur disa herë gjatë këtyre 72 orëve, sot e përsëris që kjo e keqe mos kthehet duhet ndëshkuar. Nuk ndodh largimi i tiranësë po ndëshkuar të keqen. Nuk është çështje hakmarrje. Është domosdoshmëri për të ecur përpara, për tu larguar nga rruga e tiranisë dhe arrogancës. Duhet të ndëshkohen të pushtetshmit që abuzuan me pushtetin, të pushtetshmit  që shkelën mbi liritë dhe të drejtat themelore. Ndëshkimi dhe dhënia fund kulturës së pandëshkueshmërisë. Ndërrohen pushtet, por fajtorët kurrë nuk përballen me drejtësinë. Është zotimi im kryesore sonte nga kjo studioje do të jetë një nga pikat kryesore të programit qeverisë nesër.


EMISIONET