Basha këmbëkryq me popullin: Zemërimi po fryhet, qytetarët të derdhen sonte në rrugët e Tiranës

Basha këmbëkryq  me popullin: Zemërimi po fryhet, qytetarët

Kryetari i PD, Lulzim Basha iu bashkua protestës së qytetarëve pranë zonës së Teatrit Kombëtar. 

Teksa u ul këmbëkryq në rrugë, ai tha se zemërimi i popullit po fryhet, ndërsa i bëri thirrje qytetarëve që sonte ti bashkohen protestës.

Basha: Të gjithë ata që zbatojnë urdhrat e xhelatit do të kenë të njëjtën fat si ai. Do ti vëmë këta barbarë para përgjegjësisë. I bëj thirrje qytetareve të Tiranës që të njohin vetëm një të drejtë, atë për të protestuar dhe për tu përballur me këtë regjim palaçosh. Të shpërfillin çdo gjë tjetër. Nuk ka bandit si Rama që t'ia heqë të drejtën.

Ka shumë pak banditë për të mbajtur zemërimin e popullit që po fryhet. Do ti marrë përpara. Sa herë që qytetarët do të goditen opozita dhe Lulzim Basha do të jetë pranë tyre. Ky regjim nuk njeh ligj, por vetëm përballje.

Do të qëndrojmë këtu sa të kemi fuqi.

I bëj thirrje qytetarëve të Tiranës të derdhet në rrugët e Tiranës. Sonte është nata për të treguar që Tirana nuk bie, por ngrihet.

EMISIONET