Basha: Vetting dhe aksion popullor për pastrimin e politikës

Basha: Vetting dhe aksion popullor për pastrimin e politikës

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha prezantoi nismën ligjore për vettingun në politike, ndërsa i’u përgjigj kryeministrit Edi Rama duke theksuar se kjo çështje  nuk ka nevojë për tryeza politike.

Basha: Nuk është më koha të flasim, por të veprojmë. Ligji është depozituar në Kuvend, ne jemi pro këtij ligji, pyeteni Ramën është pro apo kundër. Kjo e ndan shapin nga sheqeri.

Basha tha opozita krahas vettingut, ka një platformë të qartë politike që do mbështetet me aksion pupullor për pastrimin e politikës.

Basha: Një aksion i fuqishëm politik dhe popullor janë të domosdoshme për një përballje dhe fitore të shoqërisë mbi krimin e lidhur me politikën dhe pushtetin e bërë njësh me krimin.

Por,  çfara propozon në kushtetutë, opozita për vettingun në politike?

"Deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, kryetari i bashkisë dhe çdo drejtues ose anëtar i institucioneve kushtetuese dhe ligjore që emërohen në detyrë me votim nga Kuvendi, përfshirë funksionin e Kryeministrit apo anëtarit të Këshillit të Ministrave, i nënshtrohen procesit të kontrollit të pastërtisë së figurës. Subjektet e parashikuara në pikën 1, dorëzojnë një deklaratë dhe i nënshtrohen një kontrolli të figurës, me qëllim identifikimin e atyre që kanë kontakte me persona të përfshirë në krimin e organizuar. Kontrolli i figurës për lidhje me personat e përfshirë në krimin e organizuar bazohet në deklaratën për figurën dhe prova të tjera, përfshirë vendimet e gjykatave shqiptare ose të huaja. Deklarata mund të përdoret si provë vetëm në këtë proces dhe në asnjë rast gjatë një procesi penal". 

I pytur nëqoftëse, ku ka venduar të propozojë një nisëm të tillë, ka marrë parasysh dhe largimin e bashkëpuntorëve të tij, Basha dha këtë përgjigje:

"Ky ligj bëhet për ti dhënë shqiptarëve një elitë politike të palidhur me krimin. Nëse mendoni se PD ulet të bëjë ligje për vetën e vet apo për bashkëpunëtorët e kryetarit e keni gabim"

Propozimi parashikon ndërpreje të mandatit të politikanëve dhe ndalimit për t’u zgjedhur apo emëruar në funksionin publik, për të gjithë ata individë që rezultojunë me të shkuar problematike.

EMISIONET