Basha uron Orban: Fitore domethënëse e të djathtës europiane

Basha uron Orban: Fitore domethënëse e të djathtës europiane

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka uruar kryeministrin e Hungarisë Viktor Orban për fitoren në zgjedhjet kësaj të diele. Në një postim në Facebook, Basha thotë se fitorja e partisë FIDESZ është një tjetër fitore domethënëse e të djathtës europiane.

Postimi i Bashës në Facebook

Përgëzime për Kryeministrin Viktor Orban dhe partinë tonë simotër FIDESZ për fitoren e thellë për një mandat të tretë qeverisës. Hungarezët i dhanë mbështetje masive të djathtës dhe vazhdimit të qeverisjes që i ka sjellë vendit zhvillim të ndjeshëm ekonomik dhe mirëqenie.

Suksesi i FIDESZ është një tjetër fitore domethënëse e të djathtës europiane, pas atyre në Austri dhe Gjermani dhe veçanërisht për Partinë Popullore Europiane, familjen politike të Partisë Demokratike.

EMISIONET