Basha tregon një motiv që do kishte falenderuar qeverinë. Nëse...

Basha tregon një motiv që do kishte falenderuar qeverinë.

Kryetari i Partisë Demokratike ishte sot në një forum ekonomik me temë "(De) rregullimi i tregjeve" ku bëri një pasqyrim të asaj që ai e quan situata më e vështirë ekonomike që vendi ka pasur

Basha thotë se qeveria nuk ka ulur as borxhin publik për të cilin do të ishte i pari ai që do e falenderonte nëse do e kishte bërë.

Basha: "Jemi në fund të botës , jemi të fundit. Jemi vendi i 120 në botë për respektimin e kontratës. Cili investitor do të vijë këtu nëse jemi të fundit për respektimin e kontratës?! 

Ulja e borxhit publik ishte flamuri i kësaj qeverie. Sikur asgjë tjetër të mos kishte bërë por të kishte ulur borxhin publik unë do të isha i pari ta falenderoja. Por e ka rritur dhe vazhdon ta rrisë. Mburret me një inflacion të monedhës. Bie euro dhe ditën që ka rënë euro dalin m vrap të thonë kemi ulur borxhin publik. Jo nuk ka rënë borxhi atë ditë ka rënë euro.

Kur të rritet euro çfarë do të bëjnë do të futen poshtë tavolinës apo do t'i hipin një charteri e do të ikin. Borxhi publik sot është një problem i madh sepse është jo vetëm ai i deklaruari por dhe ai i fshehuri që foli FMN, PP-ja e famshme. Nuk është vetëm pastrimi i parave të pista por dhe borxh i fshehur.     

  

EMISIONET