Në një konferencë me gazetarët kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi se nuk do të lejojë që në 30 qershor tirania e krimit të kapë krahas gjithë pushteteve edhe atë vendor.

Pyetjes së gazetarit të RTV Ora, Besar Bajraktaraj nëse opozita kishte mekanizmat e duhur për të parandaluar zgjedhjet, Basha iu përgjigj duke thënë se i vetmi mekanizëm është bashkimi i qytetarëve.

Basha: Mekanizmi për të ndaluar tiraninë e krimit është bashkimi i njerzëve. Nuk ka njohur mekanizëm tjetër historia. 200 vjet qytetërim modern, që pas antikitetit nuk ka mekanizëm tjetër vec bashkimit të shqiptarëve. Mekanizmi i vetëm për të ndalur kapjen e të gjitha pushteteve është bashkimi, për të luftuar qeverinë e lidhur me krimin. Ky është një vullnet që nuk ndalet më. Me 30 qershor kam besim se bashkimi i qytetarëve, para 30 qershorit jam i bindur se nuk do lejoj që të hyjë në histori si tirania e krimit cimenton dhe kap edhe pushtetin vendor.

PD dhe opozita shprehin vullnetin tonë dhe angazhimin e faktorit ndërkombëtar për zgjidhjen e krizës.

/Ora News.tv/