Basha thumbon Ramën: Shqipëria e zhytur në borxhe kurse KM mburret se merr borxh të ri!

Basha thumbon Ramën: Shqipëria e zhytur në borxhe kurse KM

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Rama për Eurobondin.

Në një postim në twitter, Basha thotë se  Shqipëria e zhytur në borxhe kurse Kryeministri  mburret se merr borxh të ri.

Basha: Me nivel borxhi 74%, me detyrime të prapambetura 600 mln euro, me koncesione abuzive 2,2 mld euro dhe me krizën më të thellë ekonomike me rënie 9%, sot mburret se po i shton cdo shqiptari edhe një barrë të re.

Ka ardhur koha për ta larguar RAMAVIRUSIN që e zhyti ekonominë në krizën më të thellë, që mbylli bizneset, shpunësoi e largoi shqiptarët. Ka ardhur koha për të parë përpara dhe për ta bërë Shqipërinë vend normal e të zhvilluar.

Kryeministri Rama e cilësoi si arritje daljen e Shqipërisë në tregjet financiare duke emetuar Eurobondin.

Përmes një statusi në twitter, Rama thumboi edhe opozitën, duke shkruar se rezultati i sapoarritur përkthehet si besim te Shqipëria, por dhe te libri i llogarive të vendit.

Në seancën e shkuar parlamentare, qeveria miratoi Eurobondin me vlerën e 650 milion eurove, një pjesë e të cilave do të shkojë për shlyerjen e borxheve të prapambetura, ndërsa pjesa tjetër për të përballuar nevojat e shkaktuara nga pandemia. 

EMISIONET