Basha: Si kryeministër do merrja këto tre vendime urgjente! Kjo nuk është luftë me njerëzit, por me virusin

Basha: Si kryeministër do merrja këto tre vendime urgjente! Kjo nuk

Në një dalje live për publikun dhe gazetarët, kreu i Opozitës, Lulzim Basha u shpreh se masat e marra nga qeveria nuk janë të mjaftueshme, pas një plan konkret.

Ai tha se duket sikur qeveria është në luftë jo me virusin, por me njerëzit.

Basha shtoi se vendi ka nevojë për një strategji për të dalë një kjo situatë, duke i bërë kështu thirje kryeministrit që rrisë ndihmën financiare për njerëzit dhe të ndryshojë buxhetin.

Basha: Beteja është me virusin nuk është me njerëzit. Virusin luftohet, njerëzit ndihmohen. Qeveria lë përshtypjen sikur po lufton me njerëzit. Propozimet janë sporadike, të pamjaftueshme dhe efekti për të parandaluar rënie e ekonomisë është pothuajse i pandjeshëm. Këto masa janë një seri masash jo një plan për të dalë e për tu përballur me krizën. Nuk dihet nëse qeveria ka një plan për daljen nga kriza dhe karantina, për sistemin shëndetësor. Nëse e ka i bëj thirrje që ta bëjë publike. Transparenca ngelet një problem i madh, pasi nuk thuhet e vërteta. Ka një frikë nga e vërteta. 

Vendi ka nevojë për një plan dhe një strategjinë që ti kthehen në punë dhe normalitetit. Pa planin e duhur njerëzit do të gjenden në këtë situatë dhe ekonomia jonë e brishtë do të fundoset. I bej thirrje publike kryeministrit që të rrisë urgjentisht ndihmën financiare për njerëzit. Të ndryshojë buxhetin, të rrisë fondin e emergjencës, pasi nuk jemi as në nivelin e Kosovës, sepse koha nuk pret. 

EMISIONET