Basha takon Tusk: Mbështetës i jashtëzakonshëm i Shqipërisë në rrugën drejt BE

Basha takon Tusk: Mbështetës i jashtëzakonshëm i

Kreu i PD, Lulzim Basha është takuar me Presidentin e ri të Partisë Popullore Europiane, Donald Tusk.

Basha tha se Tusk është një mbështetës i jashtëzakonshëm i Shqipërisë dhe shqiptarëve në rrugën e integrimit në BE. 

Ndërsa u shpreh se gjatë bashkëbisedimit ndau me Tusk vendosmërinë për të luftuar fort për plotësimin e detyrimeve që ka Shqipëria për hapjen e negociatave.

Ndërkohë theksoi se gjeti mbështetjen e plotë të presidentit të PPE për procesin e transformimit rrënjësor të vendit tonë.

“Gjeta mbështetjen e plotë dhe gatishmërinë e Presidentit Tusk për të na ndihmuar në këtë proces transformimi rrënjësor të vendit tonë, duke vendosur në Shqipëri standardet e Bashkimit Europian, zgjedhje të lira dhe të ndershme, funksionimin e shtetit ligjor, barazinë para ligjit, luftën kundër korrupsionit, ndarjen e politikës nga krimi dhe zhvillimin ekonomik,”-tha Basha.

Sipas Bashës, Tusk mirëpriti ftesën e tij për të vizituar së shpejti Shqipërinë.

EMISIONET