Basha konfirmon: Nesër në orën 9:00 takohem me Presidentin Meta

Basha konfirmon: Nesër në orën 9:00 takohem me Presidentin Meta

Kryedemokrati Lulzim Basha pritet të jetë i pari prej liderëve të partive jashtëparlamentare që të martën do t'i përgjigjen thirrjes së presidentit Ilir Meta për takim.

Në ftesë, kreu i shtetit theksonte nevojën e takimit “urgjent për situatën dramatike” që sipas tij po kalon vendi.

Lulzim Basha këtë alarm e ka ngritur prej kohësh ndaj dhe i është përgjigjur pa hezitim thirrjes.

"E kam pranuar dhe e kam konfirmuar, nesër në orën 9"

Nisma e presidentit për takim erdhi pas situatës së krijuar me plotësimin e vendeve vakante në Gjykatën Kushtetuese.

Për demokratët, plani pas lëvizjeve të maxhorancës është i qartë, por tashmë i dekonspiruar edhe para qytetarëve. 

Dhe si mesazh për Edi Ramën dhe nxitje për ti dhënë fund krizës, Lulzim Basha ka lexuar thirrjen në kor Rama ik në inaugurimin e stadiumit

"Kapja e institucioneve është plani i vetëm i kësaj qeverie. Prandaj duhet të ndalet një orë e më parë. Thirrja e shqiptarëve dje në stadium duhet ti vëmë mirë veshin. Është thirrja për ndryshim dhe thirrja për ti dhënë fund krizës politikë me zgjedhje të parakohshme parlamentare së bashku me zgjedhjet vendore në një ditë"

Pas Bashes në zyrën e Ilir Metës janë ftuar edhe 8 kryetarët e tjerë të partive jashtë opozitare. Këtë javë presidenti ka ftuar dhe këshillin e ambasadorëve dhe shoqërinë civile përfshirë dhe fondacionin shoqëria e hapur, Soros

EMISIONET