Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim  Basha u takua me operator turistik dhe biznese në Vlorë. Ata ankohen për rënje të konsumit ndërsa  Turizmi  po shkon drejt  drejt falimentimit pas pandemisë. Sipas tyre mungesa e një pakete ndihme nga qeveria, po i çon drejt mbylljes.

Kryetari i Opozitës Lulzim Basha u takua me dhjetëra biznese në Vlorë, të cilët ankohen për mungesë të ardhurash ndërsa thonë se jan prag falimentimi.  

Sipas tyre dyqanet bosh, hotelet bosh, lokalet bosh janë treguesi i një krize të rëndë, që po përkthehet në largimin e njerëzve nga puna, veçanërisht në sektorin e turizmit.

Bizneset ankohen se konsumi ka rënë në mënyrë drastike.

Gjatë qëndrimit në Vlorë, kreu i opozitës u takua me disa operatorë turistikë, të cilët treguan gjendjen e rëndë të turizmit dhe papunësinë në rritje, për shkak të mungesës së ndihmës nga qeveria dhe keqmenaxhimit të situatës së pandemisë.

Kreu i opozitës mbështeti kërkesat e operatorëve turistikë për një paketë të veçantë për turizmin, i cili ka marrë një goditje të rëndë nga anulimet e të gjitha rezervimeve.

Basha tha se kjo duhej bërë shpejt dhe se nuk është çështje dëshire apo lëmoshe e qeverisë, por e detyrimit ligjor të emergjencës civile.

/Ora News.tv/