Basha shpërndan urdhrin për zgjedhjen e kryetarëve të rinj të degëve të PD-së

Deri fundjavën e fundit të nëntorit, Partia Demokratike duhet të zgjedh kryetarët e rinj të degëve. Kryetari, Lulzim Basha ka firmosur urdhrin për zhvillimin e zgjedhjeve për krerët e degëve të PD, në kuadër të ristruktiruimkit të kësaj force politike.

Sipas urdhrit të firmosur nga kryedemokrati Basha zgjedhjet për krerët e rinj lokal të PD do të zhvillohen nga data 23 nëntor deri në 2 dhjetor. Në urdhrin e tij, Basha ka kërkuar grupi i Punës që do të organizojë zgjedhjet të mbështes kandidatët dhe t’i sigurojë atyre akses të barabartë: Listat e anëtarësisë; Prezencën e përfaqësuesve të kandidatëve në komisionin e votimit; Prezencën e përfaqësuesve të kandidatëve në procesin e numërimit të votave dhe shpalljen e rezultatit.

Partia Demokratike do të mbledhë në 15 dhjetor Kuvendin Kombëtar të saj për të përmbyllur procesin e saj të organizimit. Procesi i ristrukturimit, nisi në  fund të muajt shtator, ndërkohë që në gjitha degët janë zhvilluar zgjedhje për seksione dhe grup seksione. Të shtunën dhe të dielën, do të zhvillohen konferencat e degëve nga ku do zgjedhën kryetarët e rinj.  Pjesa me e madhe e të deleguarve për procesin e  ristrukturimit,  kanë sjellë në  seline qendrore të Partisë Demokratike,  emrat e kandidatëve. 

Në shtator, kuvendit kombëtar i ka përfunduar mandati, ndërsa nënkryetarët dhe sekretariati ka mandat deri në fund të nëntorit. Kuvendi kombëtar do të jetë vetëm zgjedhorë, pasi muaj më parë u bënë ndryshimet statutore,  dhe nga ky forum do të dalë  Këshilli i ri Kombëtar, i cili më pas do të zgjedhë  kryesine e PD, numrin 2 te Partisë, sekretarin e Përgjithshëm, nënkryetaret dhe sekretariatin.

 Ethet e garës tashmë po ndihen në selinë e partisë demokratike, ndërsa mbetet për tu parë kush do të jetë ekipi ri i Lulzim Bashës, për betejën vendore të qershorit dhe betejat e tjera elektorale.




EMISIONET