Basha rikthehet tek Unaza e Re: Në 40 mln euro investim, 30 janë vjedhje

Basha rikthehet tek Unaza e Re: Në 40 mln euro investim, 30 janë

Kreu i Partisë Demokratike u rikthye mbrëmjen e sotme në Unazën e Re, ku iu bashkua protestës së përditshme të banorëve të Astirit.

Bashkë me Bashën ishin dhe deputetë demokratë.

Ndërsa banorët kishin bllokuar qarkullimin dhe thërrisnin "Qeveri hajdute", Basha e përforcoi këtë akuzë duke deklaruar në 40 milion euro investim në projektin e zgjerimit të Unazës së Madhe, rreth 30 milion janë vjedhje.

Basha: Këtu po vidhet me një dorë miliona euro, 20-30 milion euro është fatura e vjedhjes këtu po të futet dhe përllogaritja e TVSH-së. Vjedhja e dytë që po bëhet është nxjerrja para festave të fundvitit në mes të katër rrugëve e mijëra familjeve vetëm që të mbushet thesi me para i agait të Surrelit.

I pyetur nëse PD do bëjë padi mbi këto akuza, Basha tha: "Ka një padi nga banorët, heshtja e prokurorisë tregon se është një prokurori e kapur, e bërë palë me vjedhjen".

Kreu i Partisë Demokratike tha gjithashtu se banorët po mbahen në presion vazhdimisht, por i garantoi se opozita do të jetë përkrah tyre në këtë kauzë të drejtë për ta.

Basha: Banorët ankohen vazhdimisht se njerëz me profil kriminal bredhin derë më derë që tu bëjnë presion apo për ti joshur që të lënë banesat e tyre. Por deri më sot nuk ja kanë dalë. Do të jemi në krahun e tyre ditën dhe natën, nuk do ti lëmë në këtë errësirë ku i ka lënë Edi Rama, u ka hequr dhe ndriçimin. Kanë hequr edhe pemët hajdutçe mbrëmë. Do jemi bashkë me ta në një qëndresë të drejtë njerëzore, qytetare dhe kushtetuese. Mbi të gjitha këta po mbrojnë shtëpitë e tyre.

Po cila është zgjidhja që propozon kryedemokrati?

Basha: Ka vetëm një zgjidhje, anulimi i këtij projekti korruptiv, hetimi i tij dhe çuarja para drejtësisë e atyre që kanë shkelur të gjitha ligjet e vendit dhe atyre që kanë ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj banorëve.


EMISIONET