Basha: Rexhep Rraja përpara se të bëhej përdhunues vajzash ka dhunuar zgjedhjet

Basha: Rexhep Rraja përpara se të bëhej përdhunues vajzash

Kreu i PD, Lulzim Basha reagoi pas kërcënimeve që Rexhep Rraja bëri në përfundim të seancësm, ku tha se "Basha ta provojë në votime". Në një reagim në Facebook kryeopozitari tha se Rexhep Rraja përpara se të bëhej përdhunues vajzash ka dhunuar zgjedhjet.

Lulzim Basha: Para se të kthehej në përdhunues dhe torturues vajzash, Rexhep Rraja ishte dhunues zgjedhjesh. Rexhep Rraja dhe kriminelët e tjerë sollën në pushtet Edi Ramën, dhe pushteti i Edi Ramës e mbrojti atë nga dalja para drejtësisë për vjedhjen e votave. Pushteti që i ati dhe Edi Rama mbajnë me votat e vjedhura, e mbrojtën Rexhepin edhe kur përdhunoi.

Ishte denoncimi dhe presioni i shoqërisë dhe opozitës që e çuan Rexhepin në sallën e gjyqit. Prandaj Rexhepi është i habitur që ndodhet atje dhe kërcënon se do hakmerret kundër opozitës duke i vjedhur prapë zgjedhjet. Sepse Rexhepi e di mirë se kur vjedh zgjedhjet je zot që mund të bësh çfarë të duash, të grabisësh të përdhunosh të vrasësh. Që Rexhepi të mos dhunojë më, duhet që Edi Rama të mos ketë më pushtet!

Ndërsa deputetja e PD, Grida Duma në një dalje për mediat nga selia blu tha se vajza e përdhunuar nga djali i deputetit socialist është marrë peng nga bandat e Fushë-Krujës. 

Grida Duma: Të gjithë pamë mbrëmë se si krimi në pushtet tregoi fuqinë e vet të egër, kur detyroi vajzën, viktimë të përdhunimit nga djali i një deputeti, të akuzonte të flijonte veten, duke shfaqësuar kë?  

Duke shfaqësuar përdhunuesit dhe torturuesit me pushtet. 

Të gjithë u bëmë dëshmitarë sesa i pamëshirshëm është skenari i Edi Ramës për të sakrifikuar një vajzë të marrë peng nga bandat e tij, në mënyrë që t’u garantojë paprekshmëri këtyre banditëve që i sigurojnë pushtetin në Krujë dhe Fushë Krujë. 

Gazetarët kurajozë pohuan mbrëmë një pjesë të së vërtetës: se Xhesila është peng. Por peng i kujt? I nxis gazetarët ta thonë të plotë të vërtetën - se Xhisiela është marrë peng nga banda e Rrahman Rrajës nën garanacinë e Edi Ramës; se plani mediatik për të shfaqur viktimën në mbrojtje të dhunuesve është bërë në zyrat e Edi Ramës në interes të bandës  më famëkeqe të Fushë Krujës, që ka në parlament përfaqësuesin e vet Rrahman Rraja.  

Ky është i njëjti pushtet që i trajton shqiptarët si Xhisiela sa herë që ka zgjedhje. I godet, i kërcënon, i poshtëron dhe pastaj i sundon me kamxhikun e rrahmanëve. 

EMISIONET