Basha reagon për herë të parë për Gent Cakajn: I papërshtatshëm!
Kreu i PD, Lulizm Basha ka reaguar në lidhje me refuzimin e kandidaturës së Gent Cakajt, në postin e Ministrit të Jashtëm.
Sipas Bashës, Cakaj nuk është i përshtatshëm për të drejtuar Ministrinë e Jashtme.
"Kandidatura e zotit Caka nuk është e përshtatshme për postin e ministrit të Jashtëm, është bindja ime. Pasi kam parë dhe konfirmuar disa prej fakteve të bëra publike edhe në letrën e Presidentit", tha kreu i PD në Opinion.
Sipas Bashës, çështja më e rëndësishme nuk është standardi që vendos Presidenti, por standardi që vendos Kryeministri. Ai tha se kandidati për ministër të jashtëm nuk mund të jetë një figure që ka shkelur kriteret minimale të ruajtjes së informacionit të klasifikua.
"Në kushtet kur Shqipëria është anëtare e NATO-s, kandidati për ministër të jashtëm nuk mund të jetë një figure që ka shkelur kriteret minimale të ruajtjes së informacionit të klasifikuar. Në rastin konkret, sepse unë i marr të mirëqena argumentet e presidentit, sepse ka bërë verifikimet institucionale, është zbuluar se si zv.ministër I jashtëm ai ka shkelur detyrimin për të aplikuar dhe për tu pajisur me certifikatën e sigurisë së lartë, top secret dhe secret kozmik që është pasojë e certifikimeve kombëtare", tha Basha.