Basha për Ramën: Sulmi ndaj VOA, akt i turpshëm i një degraduari nga korrupsioni

Basha për Ramën: Sulmi ndaj VOA, akt i turpshëm i një

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, deklaron se sulmi i kryeministrit Edi Rama ndaj VOA është akt i turpshëm dhe i dëshpëruar i një të degraduari nga korrupsioni dhe lidhjet me krimin.

Sipas Bashës, për të mbrojtur paratë dhe pushtetin ai është i gatshëm të sulmojë e denigrojë këdo.

"Fasada ra, tani është koha për ta shkulur atë dhe modelin e tij njëherë e mirë" shkruan Basha në fb.

Kryeministri, Edi Rama, iu përgjigj në Twitter një artikulli të gjatë të publikuar në Zërin e Amerikës në lidhje me punësimet e militantëve socialistë nëpër burgje.

Reagimi erdhi pasi Zëri i Amerikës publikoi pjese nga pergjimet e dosjes se ish-drejtorit te Burgjeve, Arben Çuko.

Rama në Twitter: "Erdhi dita që Zëri i Amerikës të flasë nga kazani i Tiranës, duke përgojuar dynjanë mbi bazë llogjesh telefonike. Për herë të parë në Albania organizohet konkurs publik për punësimet në burgje dhe kazani gjëmon deri në Amerikë e jehon në katundin tonë mediatik. Çfarë katandie".

Në një postim të dytë, kryeministri thotë se po sulmohen ata që po përpiqen t'i vënë fre zullumit.

Rama: "Shkoni verifikoni dokumentet e konkursit e ballafaqoni rezultatet me rekrutimet, pastaj hidhni baltë sa të doni! U kujtuat për emërimet partiake në administratë, pas 30 vjetësh dhe duke sulmuar ultësisht, e aspak gazetarisht, pikërisht ata që po bëjnë çmos t'i vënë fre zullumit".


EMISIONET