Basha premton: Biznesi i vogël do të paguajë vetëm 0.5% të xhiros, pa taksa dhe tarifa lokale

Basha premton: Biznesi i vogël do të paguajë vetëm 0.5%

Kryetari i Partisë Demokratike në turin e tij të takimeve me qytetarët dhe biznesin,  u ndal në Laprakë.  Tregtarët ankohen për krizë ekonomike ndërsa akuzojnë qeverinë për mungesë vemendje. Basha u bëri atyre një premtim se nën qeverisjen e tij  biznesi  i vogël nuk do të ketë  taksa dhe tarifa lokale me përjashtim të 0.5% të xhiros së tyre.

Gjatë takimit me biznesin në Laprakë, kryetari i opozitës, Lulzim Basha, premtoi se biznesi i vogel do të paguajë vetëm 0.5% të xhiros, pa taksa dhe tarifa lokale. 

Në Laprakë, bizneset e vogla janë prekur nga një kriza e rëndë, e shkaktuar gjatë pandemisë  ndërsa ankohen se qeveria nuk ju ka dhënë  ndihme të mjaftuar financiare.

Borxhi nuk është vetëm fenomen vetëm tek furrat e bukës por edhe tek dyqanet e mishit.

Basha, garantoi   biznesin se qeveria e tij do të jetë në krah të biznesit dhe jo në krah të një grushti njerëzish, që kontrollojnë sot ekonominë dhe pasuritë e Shqipërisë.

Basha: Gjatë takimeve me banorë dhe sipërmarrës të vegjël në Njësinë Administrative Nr. 11 në Tiranë, ndamë shqetësimet për krizën e thellë ekonomike që ka prekur shqiptarët e në veçanti biznesin e vogël që po mbyll dyert çdo ditë.

Rritja e çmimeve, rënia e fuqisë blerëse, pagesat e larta dhe afrofe të dritave dhe të ujit, papunësia në rritje, mungesa e mbështetjes nga qeveria po e çojnë biznesin e vogël në këtë zonë drejt falimentit. Rreth 60 biznese ulin qepenat çdo ditë dhe familjeve të tyre u shterrojnë mundësitë për të mbijetuar.

RAMAVIRUSI po shkatërron dita-ditës shtyllën kurrizore të ekonomisë shqiptare, biznesin e vogël. Kjo krizë e thellë ka vetëm një zgjidhje: Kthimin e vëmendjes tek qytetarët, duke u dhënë atyre një qeverisje normale.

Askush nuk pret më asgjë të mirë nga kjo qeveri që ka dëshmuar në 7 vite se prioriteti i saj nuk janë qytetarët dhe biznesi i ndershëm, por një grusht njerëzish që grabisin çdo të mirë të këtij vendi. Së bashku me qytetarët do të sjellim ndryshimin në këtë vend e do të ndërtojmë një qeverisje normale, që të garantojë ringritjen ekonomike, vende pune e një jetë më të mirë për çdo shqiptar.


EMISIONET