Basha: Ramavirusi pasi infektoi me Covid fasoneritë për të mos u dhënë paga, tani kërkon të mbyllë median

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim  Basha, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të ISHSH për gjobitjen dhe mbylljen e Rtv Ora.

Basha deklaron se Ramavirusi infektoi dhjetëra vajza dhe nëna me COVID-19 sepse refuzon të mbyllë fasoneritë e të paguajë pagat e mbijetesës.

Por kur vjen puna për të mbytur zërat kritikë si Sonila Meço, ai gjobit dhe mbyll median.

"Ramavirusi është e keqja më e madhe e Shqipërisë" shprehet Basha.


EMISIONET