Kreu i PD, Lulzim Basha foli për planin e kryeministrit Rama. Sipas tij plani është që të godasë dhe frikësojë përballjen qytetare.

Basha: Edi Rama ka një tjetër plan. Dhe nuk do të ndalet derisa ta ndalim.

Ndonëse sot në panik total foli me tone të ulura, plani i tij është i qartë dhe i thjeshtë për t’u kuptuar, të godasë, frikësojë dhe shkurajojë përballjen qytetare, dhe për këtë i duhet të shkurajojë në rradhë të parë opozitën.

Kjo është arsyeja se përse në vend që në burg të ishte Damian Gjiknuri për aferën e Unazës, dhe oligarkët që fshihen pas falsifikimit të firmës së Sekretarit të Shtetit të Dellaëare.

U arrestua Klevis Balliu për të vetmin faj sepse doli në krah të qytetarëve që po dhunoheshin barbarisht, po rriheshin dhe po i lëshohej gazi djegës në fytyrë siç e keni parë, siç e kanë parë edhe qytetarët.

Kjo është edhe arsyeja e rrahjes barbare të Sait Dollapit, për të provuar sa larg mund të shkojë që të mbajë të gjitha pushtetet në një dorë, me ndihmën e krimit dhe me ndihmën e oligarkëve.

Kjo është arsyeja se përse në vend që në burg të ishte Geron Xhafa për trafikun e drogës në Vlorë, në vend që në burg të ishte Taulant Balla i cili bashkë me Ardi Veliajn, drejtorin e policisë së Fierit, dhe prokurorin Gent Osmani dhe segmente të SHISH, me urdhër të Edi Ramës dhe në bashkëpunim me Fatmir Xhafën prodhuan, fabrikuan Fredi Alizotin, merren të pandehur Jetmir Olldashi dhe Ervin Salianji.


/Ora News.tv/