Basha: Rama i pabesueshëm, heqje dhe jo pezullim të taksës së Rrugës së Kombit

Basha: Rama i pabesueshëm, heqje dhe jo pezullim të taksës

Partia Demokratike nuk do të tërhiqet deri në heqjen e taksës për Rrugën e Kombit. 

Për Ora News, Basha tha se deklarata e Ramës në Kuvend nënkuptonte pezullim të taksës dhe jo tërheqje nga taksimi.

Basha: As nuk është tërhequr as nuk ka thënë se do të tërhiqet. Ka thënë se do ta pezullojë derisa të sqarojë banorët e Kukësit. Kjo nuk është tërheqje, ne kërkojmë heqjen dhe ndalimin e taksës në Rrugën e Kombit. Jemi këtu për të kërkuar lirimin e të gjithë të arrestuarve që u arrestuan dhe dhunuan padrejtësisht.Kjo është përgjigjia që po japin shqiptarët se nuk mund të terrorizosh një popull të tërë. Edi Rama nuk dihet besuar në asgjë që thotë se është një manipulator dhe mashtrues i provuar. Edi Rama nuk mund të ndryshojë se është i kapur nga interesa private dhe kriminale. Në funksion të këtyre interesave Rama ka kapur shtetin ka privatizuar dhe politizuar policinë, prokurorinë dhe gjykatën. Gjithçka çfarë ka ndodhur në këto ditë ja ka çjerrur maskën, ja ka shkatërruar maskën këtij regjimi privat dhe kriminal që është në pushtet. Protesta e qytetarëve jam i bindur se do të vazhdojë për të hequr taksën përfundimisht jo për ta pezulluar atë. Ky është një refuzim qytetarët ndaj padrejtësisë dhe drejtësisë së kapur politike nga Edi Rama.

Aksioni opozitar është lajmëruar se do të përfundojë në orën 12:00. Por i pyetur rreth kësaj Basha tha: "Sot do të rrimë derisa të vendosin qytetarët, pyetni qytetarët".

Për më shumë lexoni në: Mosbindja civile: Opozita bllokon rrugët dy orë. Hiq tarifën e Rrugës së Kombit

EMISIONET