Basha: Rama erdhi i droguar në Kuvend

Basha: Rama erdhi i droguar në Kuvend

Publikimi nga Zëri i Amerikës i dhjetra përgjime dhe dokumente të siguruara nga BIRN përmes dy hetimeve në Prokurorinë e Krimeve të Rënda që hodhën dritë mbi përfshirjen e krimit të organizuar në episode të blerjes së votave në Durrës, Kavajë, Lezhë dhe Dibër u bë objekt debati sot në Kuvend.

Në nisje të seancës Partia Demokratike kërkoi ndërprerjen e seancës plenare pasi kërkonte që i pranishëm të ishte edhe kryeministri Rama, për të dhënë shpjegime për akuzat e bëra nga Zëri i Amerikës për vjedhje të votave.

Lulzim Basha: Ka 5 vjet që Partia Demokratike denoncon këtë, dhe tani, gjithçka që kemi thënë është faktuar, gjithçka kemi thënë është botuar dhe është transmetuar nga mediat më serioze të vendit dhe të botës, nga Zëri i Amerikës. Ju pretendoni se s’ka ndodhur asgjë, ndërsa kryeautori i asgjësimit të zgjedhjeve, ai që e ka shndërruar këtë parlament në një kuplara të krimit, nuk denjon as të vijë sot këtu. Nuk e mbajnë këmbët? Nuk e mbajnë nervat? S’ka marrë ilaçet? S’i bëjnë më fajde ilaçet? I ka mbaruar pluhuri? Është problemi i tij. Ne sot nuk mund të pretendojmë se jemi në një seancë normale, e po ndjekim procedura normale parlamentare. Ndaj, gjëja e parë që duhet bërë, kjo seancë duhet ndërprerë dhe njeriu që ka përgjegjësinë për shndërrimin e këtij parlamenti nga tempull i demokracisë në një bodrum të krimit, ku kemi deputetë që nuk kanë marrë asnjëherë fjalën, sepse nuk kanë asgjë për të thënë, sepse arsyeja e vetme se përse janë këtu, është marrëdhënia e tyre me Avdylët, me Keçët, Shullazët, Dajtët, Bandën e Lushnjes, Bandën e Vlorës, Bajrët e Shkodrës.

Basha tha se vendi ka nevojë për një qeveri kalimtare e cila do të përgatisë zgjedhjet

Lulzim Basha: Ti japim fund kësaj dhe një qeveri kalimtare të përgatisë një proces zgjedhor për një parlament të vërtetë dhe jo parlament kukull krimit, O do të bëhet përmes një zgjidhje politike siç jua propozon opozita ose rrugë tjetër përvecse për ta fshirë këtë parlament përmes forcës së sovranit, sepse nuk është i juaji as i kriminelëve ky parlament, ky është i popullit. Thirrini mendjes, tik-taku po afron. Po afron ora.

Më pas vetë Basha tentoi të pengonte ministren e Financave Anila Denaj të fliste në foltore duke bllokuar seancën për disa minuta.

Me ardhjen e kryeministrit debati degjeneroi me anë të një gjuhe të papershtatshme. Ish kryeministri i bëri pyetje direkte Ramës nëse gruaja e tij ka aksione në një bankë private. Nga ana e tij kryeministri u përgjigj duke aluduar se Berishës i është anuluar viza në Amerikë 

Edi Rama: "E tha Amerika. Fatkeqësisht është e dyta herë që Zëri i Amerikës bëhet zëdhënës i kazanit të Tiranës. E dyta herë në një kohë shumë të shkurtër.  Herën e parë ne e demonstruam me qindra faqe të dokumentuara të gjithë gënjeshtërsinë e lajmit të dhënë mbi rekrutimet e punonjësve të sistemit penitenciar ndërsa këtë herë mund të them vetëm. Asgjë e re nga fronti juaj. Një sallatë fjalësh e cila ka asnjë shans të çorodisë asnjë shqiptar të vetëm zero.

Me pas debati degjeneroi 

Nga ana e tij kreu i PD, Lulzim Basha ka përsëritur sërish akuzat në drejtim të kryeministrit Edi Rama. Ai tha se kjo kishte qëllim për të tërhequr vëmendjen.

Basha: Për herë të dytë brenda dy javëve Edi Rama ka bërë atë që bënë përfaqësuesit e diktaturës, e ka quajtur VOA, kazan.

Mbrëmë Zëri i Amerikës ka publikuar një hetim të thelluar, i cili bazuar mbi të dhëna tregon sesi Edi Rama e mori pushtetin me ndihmën e bandave kriminale dhe parave të drogës.

Dosja 339 tregon për aq sa është zbuluar se në 4 qarqe Edi Rama ka trafikuar këtu jo deputetë, por kukulla të krimit. Kjo nuk është e re. Denoncimin e parë e kam bërë unë. Rama erdhi këtu në gjendje të droguar dhe nxori vulgaritetet e zakonshme me shpresën se këto do dominojnë lajmet. Më 16 shkurt nëse kjo krizë politike nuk përfundon përpara vullneti i përgjithshëm i shqiptarëve do shprehet. Edi Rama do shkulet nga karrigia e kryeminsitrit. 

Më pas deputetët e opozitës u larguan nga salla.


EMISIONET