Basha: Qeveria ka adoptuar, me 2-3 javë vonesë, atë që është propozuar nga opozita e bashkuar

Basha: Qeveria ka adoptuar, me 2-3 javë vonesë, atë që

Në një dalje live për publikun dhe gazetarët, kreu i Opozitës, Lulzim Basha i përgjigj edhe pyetjeve të gazetarve.

Pyetjes së gazetarit të RTV Ora, Everest Dedaj, Basha iu përgjigj duke thënë se propozime dhe amendime në parlament dhe ato nuk janë marrë parasysh, por sipas Bashës, qeveria adoptuar propozimet e opozitës, ehd epse me disa javë vonesë.

Everest Dedaj, RTV Ora: A mendoni se u deshën dy momentet të fatkeqësisë natyre, tërmeti dhe pandemi, jo për politikë, por të nxjerrë në pah dy gabimet të PD-së; dalje nga parlamenti që nuk ju jep mundësinë që të amendoni qoftë ndryshime në buxhet dhe në kodin Penal dhe braktisja e pushtetit vendor, duke ndihmuar qytetarët me instrumentet që ka pushteti vendor?

Basha: E para nuk qëndron sepse ne kemi bërë propozime dhe amendime në parlament dhe ato nuk janë marrë parasysh. Edhe e dyta nuk qëndron pasi pushteti qendror është lënë jashtë loje, dhe unë bëj thirrje që të angazhohet në gjurmimin e rasteve. E treta nuk qëndron sepse ajo që është adoptuar në letër nga qeveria, me 2-3 javë vonesë, është ajo që është propozuar nga opozita e bashkuar. Sfida është që të zbatohen këto propozime dhe te mos ngelin në letër.

EMISIONET