Basha: Qeveria ime do jetë e përgatitur për përballimin e fatkeqësive natyrore

Basha: Qeveria ime do jetë e përgatitur për përballimin e

Kreu i opozitës, Lulzim Basha, zhvilloi një vizitë në   Qendrën Operacionale të  Emergjencave Civile në rajonin Friuli-Venezia-Giulia në Itali, ndërsa ka theksuar se ka rënë dakord që përvoja e tyre e jashtëzakonshme të transferohet edhe në Shqipëri.

Basha: Kemi rënë dakord që kjo përvojë e jashtëzakonshme, në nivel botëror do të thoja, jo vetëm në nivel europian, do të shërbejë për t’u transferuar dhe për të trajnuar emergjencat civile shqiptare. Që edhe ne të kemi një instrument të përgjigjes së menjëhershme për t’iu ardhur menjëherë në ndihmë banorëve, për të organizuar pa asnjë vonesë operacionet e vërteta të kërkim shpëtimit me mjete dhe me personel të kualifikuar për të shpëtuar jetë dhe për të kufizuar sa është e mundur dëmin në jetët njerëzore dhe në plagosjen e qytetarëve

Nëpërmjet  një video selfie të publikuar, Lulzim Basha,  u zotua se nesër qeveria e drejtuar prej tij,  nuk do të  gjendet e papërgatitur para fatkeqësive natyror.

Basha: Është zotimi im që qeveria e ardhshme që të mos gjendet e papërgatitur para fatkeqësive natyrore qofshin këto tërmete apo tragjedi të tjera apo përmbytje.

Lulzim Basha në itali u takua  edhe me  forcat e pranishme në momentin e tërmetit të 26 nëntorit dhe ditëve më vonë, të cilat kanë luftuar për të nxjerrë trupat e mbetura në rrënoja.

 

EMISIONET