Pushtet në tavolinë? Rama: Ma kërkoi Basha, kryetari i PD-se e mohon: Kurrën e kurrës

Pushtet në tavolinë? Rama: Ma kërkoi Basha, kryetari i PD-se e

Edhe pse socialistët kanë propozuar votimin elektronik në 200 qendra votimi opozita nuk ka reaguar dhe ka bojkotuar komisionin e reformës zgjedhore. Përpara grupit PS-së, Rama tha sot se opozita nuk e pranon këtë propozim dhe tregon arsyen.

Edi Rama: "Tani që jemi gati ka punuar gjithë veren Bledi Çuçi dhe grupi i tij  për ti ofruar dhe votimin elektronik, që ë bëjnë votime elektronike në dy tre zona pilot në zgjedhje vendore por thonë nuk duam. Por çfarë duan? Jua them unë se ma ka thënë Luli: Pushtetin me marrëveshje në tavolinë. Njëherë ti, një herë unë. Por është e vetmja gjë që unë Lulit nuk ia jap dot.... Mund ti jap dhe gjysmën e zemrës por këtë nuk ia jap dot. Nuk ia japin qytetarët. Ne na marrin me gurë por Lulzimit pushtetin nuk ia japin kurre. Prandaj Lulzim dhe Monika, opozita sot janë i mbyturi që bërtet sa hap sytë e deri sa i mbyll. 

Kryetari i PD-së Lulzim Basha hodhi poshtë deklaratën e Ramës duke u shprehur se kurrë nuk ka kërkuar pushtet në tavolinë, ndërsa akuzoi Ramën se po bashkëqeveris me krimin.

Basha: Marrëzi dhe gënjeshtra për të mbuluar panikun që e ka mbërthyer nga ajo që e di çdo shqiptar që Edi Rama mbahet në pushtet vetëm nëpërmjet bashkëqeverisjes së tij më krimin dhe se përmes presionit të qytetarëve, të opozitës dhe faktorit ndëkrombëtar themelet e këtij pushteti, e kësaj bashkëqeverisje me krimin po tronditen. 

Kurrë nuk kam kërkuar dhe kurrë nuk do të kërkoj pushtet në tavolinë, as pushtet me dhunë. PD dhe kolaicioni ynë do të vijë me votë të lirë. Ejani brenda për të dëgjuar platformën tonë për të çliruar zgjedhjet.

Socialistët prej disa ditësh kanë prezantuar amendimet e Kodit Zgjedhor të hartuara nga ekspertët e majtë e nesër do i prezantojnë këto ndryshime.

EMISIONET