Basha publikon masat ekonomike dhe sociale: I vijnë në ndihmë familjeve në nevojë

Partia demokratike ka 8 propozime, si masa për përballimin e  situatës së krijuar për shkak të virusit  COVID-19. 

Lulzim Basha,  propozon shtyrjen e pagesave të kontributeve shoqërore për një afat 3 mujorë, e më pas të krijohet mundësia e pagesave  me këste. 

Në rast nevoje, kur biznesi shfaq pamundësi financiare, Partia Demokratike propozon që pagat e punonjësve për një periudhë 2-mujore të paguhen nga buxheti i shtetit.

Lulzim Basha, kërkon që biznesi  të përjashtohet nga tatim fitimi për 6-mujorin e parë të vitit dhe të pezullohet tatim fitimi për pjesën e mbetur të vitit, duke i dhënë mundësinë që ai të paguhet më këste në vitin 2021.

Gjithashtu kërkohet pezullimi  dhe fshirjen e pagesave të faturave të energjisë dhe të ujit për të gjithë konsumatorët, familjarë nën minimumin jetik dhe biznese të vogla e të mesme, në zonat   ku virusi COVID-19 është shfaqur.

Kërkohet edhe përjashtimi nga kamatëvonesat dhe gjobat për një periudhë 3 mujore.

Lulzim Basha, kërkon gjithashtu  përjashtim nga taksa e pronës dhe nga të gjitha taksat dhe tarifat vendore për një periudhë 3-mujore në zonat  është shfaqur virusi.

Sa i përket mbështetjes për shtresat në nevojë që në kushte normale nuk sigurojnë dot ushqim të mjaftueshëm dhe mijëra qytetarë të tjerë që si pasojë e tërmetit jetojnë në kushte të vështira, në çadra pra në pamundësi për të siguruar ushqim dhe materiale higjieno-sanitare, Partia Demokratike propozon.

Furnizimin me ushqime dhe detergjent të të gjithë familjeve që janë në pamundësi ekonomike, duke përfshirë qindra familje që po jetojnë në çadra dhe në kushte aspak të favorshme si pasojë e tërmetit si dhe mundësi për të furnizuar me ushqime të moshuarit që jetojnë vetëm dhe janë më të rrezikuarit nëse dalin në rrugë.

Nuk vonoi reagimi i kryeministrit Edi Rama, i cili i shpërfill propozimet e opozitës, madje nuk i kursen ironitë.

Rama: Mirë virusi e mirë gjithë ky mal me halle mbi kokën e popullit, po s’të le as 7x7=42-shi me masat fantastike që i përsërit duke folur në gjumë! fli o xhan fli se të erdhi dita po pas duarve laj edhe sytë që ta kuptosh se je zgjuar e mos i tregosh miletit si duket virusi nga hëna!

Masat e propozuara nga PD:

1.  Të pezullohen pagesat e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për një periudhë 3-mujore (shlyerja e këtyre pagesave të bëhet me këste 12-mujore në periudhat pasardhëse).

2.  Në rast nevoje, kur biznesi shfaq pamundësi financiare, të paguhen nga buxheti i shtetit pagat e punonjësve për një periudhë 2-mujore, sipas kritereve të mirëpërcaktuara për të shmangur abuzimin.

 3.  Përjashtimin nga tatim fitimi për 6-mujorin e parë të vitit dhe të pezullohet tatim fitimi për pjesën e mbetur të vitit (e cila të paguhet me 4 këste gjatë vitit 2021).

  4.  Pezullimin dhe fshirjen e pagesave të faturave të energjisë dhe të ujit për të gjithë konsumatorët (familjarë nën minimumin jetik dhe biznese të vogla e të mesme) në zonat (bashkitë) ku virusi Covid-19 është shfaqur.

Gjithashtu, të pezullohet shkëputja e furnizimit me ujë dhe energji elektrike në rast të mospagesës së detyrimeve për periudhat pararendëse deri në tejkalimin e kësaj gjendje.

5.  Të përjashtohen nga kamatvonesat dhe gjobat për një periudhë 3 mujore.

6. Përjashtim nga taksa e pronës dhe nga të gjitha taksat dhe tarifat vendore për një periudhë 3-mujore në zonat (bashkitë) ku virusi Covid-19 është shfaqur.

Sa i përket mbështetjes për shtresat në nevojë që në kushte normale nuk sigurojnë dot ushqim të mjaftueshëm dhe mijëra qytetarë të tjere që si pasojë e tërmetit jetojnë në kushte të vështira, në çadra pra në pamundësi për të siguruar ushqim dhe materiale higjeno-sanitare:

 1. Furnizimin me ushqime dhe detergjent të të gjithë familjeve që janë në pamundësi ekonomike, duke përfshirë qindra familje që po jetojnë në çadra dhe në kushte aspak të favorshme si pasojë e termetit.

2. Mundësi per të furnizuar me ushqime të moshuarit që jetojnë vetëm dhe janë më të rrezikuarit nëse dalin në rrugë.


EMISIONET