Basha publikon albumin e protestës: Sovrani diktoi sot rrugën pa kthim drejt së ardhmes!

Basha publikon albumin e protestës: Sovrani diktoi sot rrugën pa kthim

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar sërish për protestën e sotme të opozitës.

Duke publikuar foto nga protesta, Basha thotë se një popull i tërë është ngritur kundër qeverisë hajdute.

Basha: Një popull i tërë i bashkuar si kurrë më parë në protestën më madhështore në Shqipëri është ngritur kundër qeverisë hajdute dhe kryehajdutit të saj që e vjedhin dhe e varfërojnë përditë. Koha e fjalëve mbaroi! Sovrani diktoi sot rrugën pa kthim drejt së ardhmes!

Opozita protestoi sot 5 orë para sheshit të Kryeministrisë, duke e lënë takimin e radhës të enjten.

Lexo edhe: Protesta 5 orë para kryeministrisë, gaz lotsjellës dhe ujë drejt protestuesve

EMISIONET