Basha: PS të reflektojë, Kryemadhi: Raporti i CDU-CSU nxori të vërtetën mbi qeverinë

Basha: PS të reflektojë, Kryemadhi: Raporti i CDU-CSU nxori të

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, doli i qete para mediave duke i thirrur ndërgjegjes së kryeministrit Edi Rama, qe ti hap rrugë zgjidhjes së krizës dhe rikthimin e pushtetit tek qytetarët.

Basha tha se rezoluta e CDU-CSU, ishte pasqyra e fundit që dëshmon dështimin e qeverisë, ndërsa sipas tij  nëqoftëse negociatat nuk do të hapen, dështimi do të jetë personal për Kryeministrin.

Basha: Për ne momenti ku ai dhe PS duhet të reflektojnë për përgjegjësinë e thellë që kanë për këtë krizë.

Basha foli për reformën zgjedhore, ndërsa shprehu gatishmërinë e opozitës për të qenë pjesë, por siç tha ai ky proces nuk mund të zhvillohet nga komisioni parlamentar të cilin e cilësoi si jo legjitim.

Basha: Të gjithë personat dhe partitë politike, subjekte të hetimeve penale 184, 339, dhe hetimeve të tjera, janë në kushte të konfliktit të interesit.

Sa i përket krizës politike, Basha,  për herë të par  foli për përpjekjet e ndërkombëtarëve, ndërsa tha se në qershor ishte kryeministri që refuzoi zgjidhjen.

Basha: Partia Demokratike dhe unë i kemi thënë po propozimit të partnerëve tanë ndërkombëtarë që në datën 9 qershor. Ai që ka refuzuar propozimin për zgjidhjen e krizës, ai që ka refuzuar angazhimin e faktorit ndërkombëtar për zgjidhjen e krizës, është Edi Rama.

Në një konferencë për mediat kryetarja e LSI theksoi se është raporti i CDU-CSU që ka nxjerrë të vërtetën mbi qeverinë Rama.

Kryemadhi: Kjo pasqyrohet edhe me vullnetin pozitiv që ato patën për hapjen e negociatave. Ndërkohë që Maqedonisë i shkon mëse i sigurt. Në janar ata kanë një datë për hapjen e negociatave. 

Në bashkëbisedimin me gazetarët, krerët e opozitës përsëritën se opozita është e angazhuar për t'i dhënë fund me sa me pak kosto krizës. Zgjedhjet e parakohshme vendore e parlamentare, sipas Bashës janë rruga që kthen vendin në normalitet.

EMISIONET