Dy gjoba, heqje patente dhe procedimi penal, nuk e kan ndryshuar qasjen e Lulzim Bashës, për të qenë afër qytetarëve  në kohën e pandemisë. Lulim Basha, ishte ne Durrës në zonën e ish kënetës, ku u takua me qytetarë ndërsa para tyre tha se  rreziku më i madh për shëndetin dhe ekonominë e tyre është Ramavirusi.

Lulzim Basha: Ramavirusi ka vepruar në mënyrat më perfide dhe tinzare për të shkatërruar ekonominë, për të shkatërruar vendet e punës, për të shkatërruar familjet tona, për të nisur qindra mijëra djem dhe vajza drejt emigracionit dhe për të shkatërruar institucionet e demokracisë, për të prishur zgjedhjet, për të kapur drejtësinë dhe po bëjnë gjithçka sot për të shkatërruar edhe reformën zgjedhore, sepse Ramavirusi ka frikë nga zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Ato janë vaksina që do ta mposhtë, do ta shkatërrojë e do t’ua kthejë Shqipërinë shqiptarëve."

Lulzim Basha vuri në dukje se për shkak të Ramavirusit, vjedhjes dhe mungesës së ndihmës gjatë pandemisë ekonomia është shkatërruar dhe mbi 120 mijë vende pune janë mbyllur në dy muaj. Kreu i opozitës identifikoi atë që e quajti kurë  që i duhet vendit për të rimarrë veten.

Lulzim Basha: “Nuk e di se kur do të vijë kura për koronavirusin, shpresoj sa më shpejt, por e di qe e vetmja kurë për Ramavirusin është bashkimi i shqiptarëve, janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme.”- theksoi zoti Basha mes entuziazmit të banorëve të Kënetës." 

Ai tërhoqi vëmendjen, duke renditur sipas tij  dy fakte të rënda që tregojnë se kujdesi i qeverisë është për një grusht oligarkësh dhe për të vjedhur përmes tenderave . Pagesa më e fundit prej 730 mijë eurosh për inceneratorin e Tiranës dhe tenderi 3.9 milionë euro për zyrat luksoze të Ujësjellësit në Tiranën pa ujë.

Por ky takim i kryetarit Basha, tërhoqi vëmendjen e kryeministrit Edi Rama, i cili në rrjetet sociale shpërndau foto të Bashës ndërsa shkruante se: “Të rrezikosh shëndetin dhe jetën e njerëzve për të luajtur një pllakë gramafoni”

Me kryemisnitrin replikoi, sekretari i përgjithshëm i partisë demroaktike, i cili shkruan se edi rama nuk tmerrohet  nga shndërrimi i QSUT-së në vatër infeksioni për dhjetëra pacientë, mjekë dhe infermierë, por nga bashkimi i shqiptarëve.  

/Ora News.tv/