Basha: Presioni i opozitës anuloi prokurimet, të anulohen dhe koncesionet

Basha: Presioni i opozitës anuloi prokurimet, të anulohen dhe

Lideri i opozitës, Lulzim Basha, ka dalë para medias për të përshendetur vendimin e Agjensisë së Prokurimeve Publike për të anuluar të gjithë të gjitha prokurimet  që nuk lidhen me emergjencën e shkaktuar nga koronavirusi. Basha ka theksuar se kjo u kërkua nga opozita javë më parë, pasi me këtë lëvizje kursehen 200 milionë euro nga buxheti i shtetit. Por sipas  Bashës, pas  këtij vendimi, qeveria duhet të anulojë edhe koncesionet.

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, përshëndeti  vendimin e Agjensisë së Prokurimeve Publike për të anuluar të gjithë prokurimet, përveç atyre që lidhen me emergjencën e shkaktuar nga koronavirusi.

Basha: Sot me anulimin e prokurimeve  ka hedhur hapin e duhur por të vonuar. Sot jo nesër të anulojë koncesionet dhe të plotësojë paketën të paktën në nivelin e Kosovës me një nivel buxhetor gjysmën e buxhetit të Shqipërisë, e sot jo nesër të derdhë paratë me kontot e zbrazura të familjeve në nevojë dhe tu vijë në ndihmë biznesit sa më parë me të gjitha masat e propozuara të lehtësimit fiskal për të cilat edhe zyrtarisht siç jemi informuar këshilltarët ekonomikë të qeverisë Rama i kanë bërë thirrje të ndjekë dhe të plotësojë pikat e platformës së PD-së dhe të opozitës së bashkuar.

Por ky vendim sipas Bashës është i pa majftueshëm. Ai kërkoi me vendosmëri anulimin e të gjitha koncesioneve dhe orientimin e parave për tejklimin e situatës.

Basha: Duhet lënë mënjanë çdo lloj propagande dhe çdo lloj justifikimi. Është e pafalshme të vazhdojnë kontratat koncesionare 120 milion euro rezervë të cilat urgjentisht duhet të derdhen te emergjenca. Është e pafalshme të mos rishikohet urgjentisht buxheti duke ndërprerë ato shpenzime operative, ato shpenzime të investimeve publike tashmë të dala jashtë nevojave të situatës në mënyrë që të mbështeten të gjitha familjet në nevojë.

Basha ka kërkuar një paketë të plotë ndihme për familjet në nevojë dhe bizneset.

Basha: Nuk ka më kohë për zvarritje, nuk ka më kohë për fjalë boshe. Bosh janë frigoriferët e shqiptarëve, dollapët e shqiptarëve, kontot e shqiptarëve dhe sipërmarrjes. Ky është momenti për të bërë gjithçka që kemi në dorë për të ndihmuar të gjithë ata.

Lulzim Basha, në përgjigje të interesit të medias, tha se ai vetë nuk e ka kryer  testin për Covid 19, duke theksuar se në konsultë me mjekët nuk e ka parë të nevojshëm.

Basha: Deri tani nuk ka pasur asnjë indikacion sipas këshillave të mjekëve apo të protokolleve të sigurisë të më detyronte të bëja testin.




EMISIONET