Basha: Policia po përdoret në luftë kundër popullit dhe jo krimit

Basha: Policia po përdoret në luftë kundër popullit dhe jo

Lulzim Basha hodhi akuza të forta mbi policinë e shtetit, duke theksuar se ajo tashmë është në luftë kundër popullit e jo krimit. Në një konferencë për mediat  për garbitjen në Rinas, Basha tha se vendi  është kthyer në bazë operacionale të krimit të organizuar për shkak të lidhjeve me qeverinë. Ai ftoi qytetarët të bashkohen në protestë në 13 prill  për largimin e Ramës.

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, doli në një komunikim me mediat, mesditen e sotme, për grabitjen në Rinas, ku tha se policia e shtetit nuk po përdoret për të luftuar krimin, por për të luftuar popullin.

Lulzim Basha: "Çdokush e kupton fare mirë se në çfarë niveli është policia, se në çfarë niveli është katandisur rendi dhe siguria publike. Që nga protesta e 16 shkurtit janë shoqëruar 114 qytetarë dhe janë arrestuar 52. Policia po përdoret për vetëm një qëllim: luftën kundër popullit, luftën kundër njerëzve të pafajshëm që mbrojnë shtëpitë e tyre. Në këto dy muaj është perdorur gaz helmues më shumë se në të gjithë historinë e Shqipërisë. Ndërkohë nuk ka asnjë përpjekje për të luftuar krimin. Vrasjet, tritoli dhe grabitjet me armë në mes të ditës po trondisin çdo ditë sigurinë në mes të qyteteve dhe rrugëve tona.  I vetmi aktivitet kundër krimit është: policia shkoi në vendin e ngjarjes.  Kur në Rinas, që është zona me sigurinë më të lartë në vend kryhet grabitje me armë e avionit të linjes ndërkombëtare në mes të ditës"

Shqipëria thotë Basha, është kthyer në bazë operacionale e krimit të organizuar. 

Lulzim Basha: "Kjo ndodh kur Shqipëria është bërë qendër e krimit ndërkombëtar, sipas raportit të DASH, bazë operacionesh e rrjeteve kriminale ku jo vetëm nuk luftohet por po nxitet pastrimi i parave të krimit nga vetë qeveria me ndërtimet dhe projektet korruptive në ndërtim, inceneratorë, turizëm dhe PPP." 

Kreu i opozitës, në daljen për mediat tha se arsyeja dhe shkaku kryesor i renies se shtetit, i mungeses se sigurisë për jetën dhe pronën e qytetareve është pakti mes krimit dhe qeverisë që ai e quan ilegjitime dhe ftoi qytetarët në protestën e 13 prillit.

"Dhënia fund e këtij regjimi është sot emergjencë kombëtare. Prandaj protestojmë të shtunën me 13 prill në Tiranë. Rruga e vetme për zgjidhjen e kësaj emergjence kombëtare, për kthimin e shtetit si garantues të ligjit, rendit dhe sigurisë publike është bashkimi i të gjithë shqiptarëve në betejën kundër padrejtësisë, krimit dhe korrupsionit, për sigurinë, jetën dhe mirëqenien e çdo shqiptari." 



EMISIONET