Basha përshëndet vendimin e Bankës së Shqipërisë për shtyrjen e pageës së kësteve të kredive

Basha përshëndet vendimin e Bankës së Shqipërisë

Kryedemokrati Lulzim Basha reagoi në Tëitter në lidhje me vendimin e Bankës së Shqipërisë për pezullimin e pagesës së kredive, për shkak të përhapjes së koronavirusit.

“Përshëndes Bankën e Shqipërisë për vendimin e pezullimit të pagesës së kredive, që është një nga masat e propozuara nga PD. Është e domosdoshme në këtë situatë të jemi pranë qytetarëve, operatorëve ekonomikë e sidomos biznesit të vogël”, shkruan Basha.

Banka e Shqipërisë njoftoi të enjten marrjen e masave për pezullimin me tre muaj të pagesës së kësteve të kredive për bizneset dhe qytetarët. BSH do të punojë platformën se si do të operohet për këtë vendim.

Më herët, të mërkurën kryedemokrati Lulzim Basha propozoi një plan me disa pika për mbështetjen ekonomike të qytetarëve dhe biznesit me qëllim kalimin e situatës së vështirë nga koronavirusi. Një ndër pikat ishte dhe kërkesa drejtuar bankave për të rishikuar skedulimin e datave të paegasve të kësteve të kredive. Ndërkohë, në reagimin e tij, Basha i bën thirrje përsëri Qeverisë të zbatojë masat ekonomike të propozuara nga qeveria.

Situata emergjente kërkon masa emergjente! Ftoj qeverinë që në këtë kohë krize të mos ketë asnjë kompleks të zbatimit të masave ekonomike dhe sociale të propozuara nga PD por të veprojë pa humbur kohë dhe të adoptojë këto masa për hir të të gjithë shqiptarëve. Koha nuk pret”, shkruan Basha.

EMISIONET