Basha përshendet ratifikimin e marrëveshjes së Prespës

Basha përshendet ratifikimin e marrëveshjes së Prespës

Ratifikimi i Marrëveshjes së Prespës nga Parlamenti grek është përshëndetur edhe nga kryetari PD, Lulzim Basha. 

Në një postim në Twitter, Basha tha se marrëveshja konsolidon bazat e bashkëpunimit për paqen dhe stabilitetin e rajonit.

"Përshendes ratifikimin e marrëveshjes së Prespës nga parlamenti helen që i hap rrugën anëtarësimit në NATO të Maqedonisë së Veriut dhe konsolidon bazat e bashkëpunimit për paqen dhe stabilitetin e rajonit,"-shkruajti ai.

Me 153 vota pro Parlamenti grek miratoi sot marrëveshjen që do i japë fund mosmarrëveshjes 27 vjeçare Greqi-Maqedoni për emrin.

EMISIONET